Shqipëria, e para në botë për numrin e kafeneve

0
94

Shqiptarët renditen të parët në botë për numrin e kafeneve që kanë në raport me popullsinë, duke ia kaluar edhe Spanjës.

Tashmë, prej vitesh bar-kafetë, mbajnë vendin kryesor si një ndër institucionet më të rëndësishme sociale, kulturore dhe argëtuese dhe për këtë mjafton të shikojmë numrin bar-kafe që operojnë në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, gjatë vitit 2018 një shqiptar konsumoi mesatarisht 2.5 kg kafe, duke shënuar rritje në raport me një vit më parë. Me një kilogram kafe, një barist mund të bëjë mesatarisht 120 deri në 150 filxhanë kafe. Kështu një shqiptar ka konsumuar mesatarisht 300 deri në 375 kafe në vit. Megjithatë, kur përllogaritet konsumi i kafesë për frymë merret në total e gjithë popullsia, por duke marrë në konsideratë se fëmijët nuk konsumojnë kafe, konsumi te të rriturit mund të jetë edhe më i lartë.

Përllogaritja e kafesë së konsumuar për frymë është bërë duke ju zbritur importeve sasinë e kafesë së eksportuar jashtë dhe duke e pjesëtuar në raport me popullsinë. Shqipëria eksporton sasi modeste të kafesë në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri, numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar-restorante), me rritje 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante). Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar-kafe për 152 banorë.

Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar-kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here