Nga Brazili drejt Durrësit, 652 kg kokainë…

0
99

Policia Federale Autostradale e Brazilit (Policia Radoviaria Federal) rreth mesditës së 26 tetorit bllokoi dy kamionë TIR të ngarkuara me sojë, që po udhëtonin nga Shteti i Mato Grosso-s për në Porto de Santo (Brazil).

Sipas medias braziliane Correio de Estado në kamionë u kapën 652 Kg kokainë e pastër. Dy shoferët 37 dhe 39 vjec nga qyteza e Arroio do Meio u arrestuan për trafik droge. Ata do të paguheshin me 25 000 USD secili për të transportuar drogën nga Shteti i Mato Grosso-s në brendësi të Brazilit për në Porto de Santo.

Sipas prokurorisë braziliane më pas droga me rrugë detare do të dërgohej në portin evropian të Durrësit.

Mesa duket narkotrafikantët brazilianë të kësaj super sasie kokaine nuk ishin njoftuar ende, që drejtori i Autoritetit Portual Durrës kishte dhënë dorëheqjen dhe FSP-ja (Forca e Sigurisë Portuale) nuk mund të garantonte sigurinë e nxjerrjes së drogës nga kontejnerët dhe nga porti me metodën e quajtur “Rip-off”!

 Gazeta IMPAKT

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here