Borxhi fut në sherr miqtë! ‘Hajde rrihemi’/ Arditi Gjebrea dhe stafi i emisionit ndajnë shokët

0
99

Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, përballë njëri-tjetrit janë dy miq të mirë të dikurshëm, por që sot përballen me një konflikt për çështje borxhi.

Enveri i ka marrë në vitin 2010, 10 milionë lekë të vjetra Florit, por i ka kthyer vetëm gjysmën e borxhit. Gjatë seancës së ndërmjetësimit, Enveri fillimisht e mohoi t’i kishte borxh, më pas i tha që ta kam kthyer borxhin, por pas debatit mes tyre ai konfirmon se nuk ka ndërmend t’ia kthejë pjesën e mbetur të borxhit, pa i dhënë Flori një çertifikatë pronësie.

Flori: Unë kam ardhur nga qyteti i Pogradecit. Që prej vitit ’85, afër 40 vjet dhe në momentin që erdha në Pogradec kam njohur një komshi, Enver Ademi.

Eni Çobani: Pra keni 40 vjet miqësi?

Flori: 40 vjet kemi shkuar kemi ardhur, kemi bërë si vëllezër.

Eni Çobani: Bravo!

Flori: Mirëpo, ai sot më tregohet mashtrues.

Enveri: Leri mo komentet. Çfarë mashtruesi jam unë, ty të të vijë turp që më sjell këtu.

Flori: I kam dhënë 10 milionë lekë.

Enveri: Unë jo ty, por asnjë skam mashtruar more vesh. Turp të kesh!

Flori: Avash njëherë!

Enveri: Si avash, avash.

Flori: Prit të të sqaroj pse të kam thirrur. Të kam ditur si njeri të mirë, kemi shkuar 40 vjet.

Enveri: Unë i mirë kam qenë dhe i mirë jam.

Flori: Më ke kërkuar 10 milionë lekë për hallet e tua, që ke pasur.

Eni Çobani: Të vjetra?

Flori: Po të vjetra, 10 milionë lekë të vjetra për hallet e tija. Edhe në mirëbesim, si komshinj të mirë qe kemi qenë, si vëllezër kemi shkuar kemi bërë. Në bashkëpunim me familjen tonë, i kam dhënë 10 milionë lekë në vitin 2010.

Enveri: Nuk është e vërtetë. Nuk më ke dhënë lekë. Nuk të kam marrë lekë. Mos gënje kot.

Flori: Unë këtë mashtrues që doli tani.

Enveri: Mashtrues je ti, që kërkon para se të duhen para.

Flori: Nuk është e lehtë as për mua, as për atë që të vij këtu para publikut, se jam sjellë si njeri me të.

Enveri: Edhe unë si njeri jam sjellë. Mos kërko atë që s’të takon. Nuk të kam marrë lekë.

Flori: Por ai më doli mashtrues mua, më doli shumë i poshtër. Unë i mbaroj hallin ai..

Enveri: Të të vij zor që gënjen këtu, në mes të publikut.

Eni Çobani:  Për çfarë halli t’i mori, nëse mund ta dimë?

Flori: Ai i deshi paratë, do blejë djali një hyrje në Greqi dhe unë ia dhashë.

Enveri: Oho për ato që kam marrë që atëhere. Ato t’i mora dhe t’i dhashë, çfarë lekë do ti?

Eni Çobani: Por deri tani the zoti Enver që si ke marrë para, tani t’u kujtua që i ke marrë ca para?

Enveri: Unë thashë se i kam marrë tani shpejt. Ato para ia mora dhe ia dhashë.

Eni Çobani: Në çfarë viti bëhet fjalë, zoti Flori?

Flori: Unë të kam dhënë 10 milionë në vitin 2010.

Flori: Më ke dhënë 5 milionë more Enver, ke dhe 5 për të më dhënë.

Enveri: Të gjitha t’i kam dhënë.

Enveri: T’i kam dhënë 5 njëherë, edhe 5 më mbrapa dhe ti s’mban mend tani.

Flori: Po si nuk mbaj mend unë??

Eni Çobani: Po i keni dhënë me letra zoti Flori? Keni ndonjë dokument?

Flori: Në mirëbesim, zonja Eni, ia kam dhënë me shkresë dorazi jo me noteri.

Eni Çobani: Letra ka humbur tani nuk e kemi as letrën.

Enveri: Edhe unë kur t’i kam dhënë, t’i kam dhënë me mirëbesim…

Flori: Më ke dhe 5 për të më dhënë.

Enveri: Të të vijë zor. Mos ngul këmbë kot… Përkundrazi të kam ndihmuar, më ke ndihmuar. Kemi ngrënë bukë tek njëri-tjetri. Të kam çuar në Itali se s’dua t’i kujtoj tani..

Eni Çobani: Pse e ke çuar në Itali dhe Greqi, si komshi, zoti Enver?

Enveri: Për punë.

Eni Çobani: Domethënë i gjeje punë Florit?

Flori: Në Itali më ka marrë dhe më ka çuar te e bija, te dhëndri.

Eni Çobani: Mos t’i quan këto brenda këtij borxhi dhe prandaj s’ti jep paratë?

Enveri: Paratë ia kam dhënë. Ti tani kërkon prapë lekë, se si e ke hallin nuk e di.

Flori: Ato ishin paratë e punës që unë punova në Itali.

Eni Çobani: A e shikon ngatërrohen me lekët e Italisë.

Flori: Mos më zër paratë me djersë, që kam bërë te jot bijë unë…

Ardit Gjebrea: Kur ia ke dhënë, në çfarë periudhe?

Enveri: Nuk e mbaj mend datën.

Flori: Mbas 3 viteve më dha pesë.

Eni Çobani: Pra në vitin 2013, pretendohet se të dha 5. Po dhe tani kanë kaluar 6 vite dhe s’të jep 5 të tjera?

Flori: Po!

Eni Çobani:  Por ai pretendon se ti ka dhënë dhe ju thoni që janë lekët e Italisë.

Flori: Ato ishin paratë e punës që punova në Itali.

Eni Çobani: Pra ju keni punuar tek vajza e Enverit në Itali? Dhe keni marrë 5 milionë lekë apo jo?

Enveri: Jo, jo se ato ia dha dhe unë lekët e mia ia kam dhënë…

Eni  Çobani: Aaa, veç ia ka dhënë vajza, veç ju?

Enveri: Ajo i dha për punën që bëri ndërsa unë i dhashë ato që i kisha marrë. Ky tani kërkon t’i shtojë se i duhen para.

Flori: Çfarë bën ky ore?

Enveri: T’i kam dhënë o shqiptar, t’i kam dhënë lekët…

Flori: Unë ia dhashë paratë me dorë këtij, ky do të mi japë me këmbë tani.

Enveri: Zonja Eni, e di si është puna?

Eni Çobani: Si është puna?

Enveri: Unë vërtet 5 milionë ia kam dhënë ndërsa 5 milionë s’ia kam dhënë.

Eni Çobani: Si s’ia ke dhënë? Ne kemi gati njëçerek ore këtu, që po na del zëri. The ia kam dhënë, tani thua nuk ia kam dhënë. U vure para përgjegjësisë më duket. Pse s’ia ke dhënë?

Enveri: Nuk ia kam dhënë, se ky ka aplikuar në hipotekë për të marrë certifikatën fillestare. Ka 5 vjet.

Eni Çobani: Të kujt?

Enveri: Të shtëpisë ku rrimë, do merrte certifikatën fillestare ky. Do shkonim në noteri dhe secili do merrte pjesën e tij.

Flori: Avash avash njëherë.

Enveri: Ky e ka marrë certifikatën dhe do të mbajë vetë gjithë pronën.

Flori: Prit prit. M’i ke për të dhënë apo jo?

Enveri: Ato 5 milionë. Më falni se dola si gënjeshtar. Ato 5 milionë do t’i jap kur të më japësh certifikatën.

Flori: Shiko, Zonja Eni çfarë nxjerr, më nxjerr kushte me borxhin tim, me djersën e fëmijëve tim.

Enveri: Më jep certifikatën, të të jap lekët.

Eni Çobani:  Po ju e dini në çfarë kushte është zoti Flori? Në kushte të vështira me gruan, fëmijët.

Enveri: Po pse unë s’jam në hall. Edhe unë në hall me bashkëshorten, jam ndarë.

Eni Çobani: Po tani je ndarë? S’të ka ndarë Flori.

Enveri: Po as Florin se kam ndarë unë. Pse Florin unë e ndava?

Flori: Hallin që ka ai me shtetin e kam dhe unë. Po ai më ka ndarë nga gruaja… O mashtrues!

Enveri: Ti je mashtrues se do ta mbash gjithë pronën vetë.

Flori: Ej do më japësh borxhin apo jo?

Enveri: Nuk ta jap, po s’më dhe certifikatën.

Flori: Ç’punë kam unë me certifikatat, me shtetin. S’jam Kadastër, s’jam Bashki, s’jam Hipotekë.

Enveri: Ore, të hidhesh përpjetë nuk ta jap.

Flori: S’mi jep ti, por nga kjo seancë neve nuk dalim dot, të vemë në Pogradec të dy. Njëri do vejë.

Enveri: Si të kesh qejf e bëjmë. Unë 70 vjeç vajta. Kaq sa jetova, mjaft e kam. Si duash ti e bëjmë. Dalim jashtë, rrihemi, vritemi, se kam problem.

Eni Çobani:  Jo kaq rëndë, ju lutem.

Zoti Flori dhe Zoti Enver nuk përmbahen dhe lëvizin nga pozicionet e tyre në seancën e ndërmjetësimit duke lagur njëri-tjetrin me ujë. U desh ndërhyrja e stafit për të mos lejuar që situata të përshkallëzohej më tej.

Pavarësisht ndërhyrjes së zonjës Eni për të sqaruar zotin Enver se certifikata nuk ka lidhje me borxhin e marrë, ai nuk pranon t’i kthejë borxhin e marrë para 10 vitesh./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here