“Apel nga njeriu i zotit, por heshtje nga njerëzit e shtetit”

0
126

Nga Dritan Kaba

Para 3 vjetesh! Nuk i heq dot asnje presje!

APEL NGA NJERIU I ZOTIT, POR HESHTJE NGA NJEREZIT E SHTETIT

Sot lexova me një frymë një letër nga njeriu i Zotit, Dom Gjergj Meta. Sa dhimbje dhe vërtetësi kishte në atë letër. Në këto kohë të gjithë duhet të bëjnë atë që quhet detyrë qytetare ndaj rinisë së këtij vendi.
Duhen edhe shumë të tjerë të reagojnë ndaj kësaj të keqeje që po gangrenizon rininë, jetën, ëndrrat, sakrificat, mundimet, mësimet, kulturën dhe mënyrën e jetesës së saj.

Por, ministrja e Arsimit nuk ka bërë një prononcim kundër hashashit, Del e flet me orë të tëra për reforma që sërish penalizojne rininë, por asnjë fushatë sensibilizimi në gjimnaze.

Ministri i Brendshëm del e justifikon ata që e mbjellin, por deri tani nuk ka arrestuar asnjë shpërndares të hashashit në gjimnaze. Ndalohen shitësit e farave, por të hashashit bredhin para gjimnazeve me Benza dhe BMW.

Ministri i Rinisë nuk ka nxjerrë gjysëm fjale nga goja. Ka bërë fushata dhe ditë rinie, si ajo e Pezës, ku mbreti ishte ai, hashashi, por asnjë fushatë për të ndërgjegjësuar rininë për dëmet që sjell jo vetem përdorimi, por se ku të çon futja në rrjetet kriminale të shpërndarjes.

Ministrja e Kultures rri e bën sehir. Ndoshta e quan një kulturë të re epokën e hashashit.

Ministri i Bujqësisë duhet të shqetësohet se bujqit po i largohen punës në bujqësi dhe do t’i duhet shumë punë për t’i rikthyer ata sërish në ara.

Ministri i Shëndetësisë nuk ka bërë të paktën një fushatë ndërgjegjësimi mbi dëmet që sjell përdorimi i hashahit nga rinia, por ka mbushur televizionet me reklama për koncensionin e analizave.

Ministri i pyjeve dhe zonave të mbrojtura, është i vetmi që krenohet se sivjet nuk i është djegur asnjë hektatr pyll. Punën e tij e kanë zëvendësuar shumë mirë ata që ruajnë të mbjellat e tyre dhe nuk i lejojnë me barinjtë të ndezin zjarre për të hapur kullota.

Për këtë të keqe kombëtare duhet reagim qytetar tani, sepse një ditë më vonë do jetë shumë vonë… për të gjithë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here