Lajm i zi për Partizanin, pas 3 muajsh në koma, tifozi i vogël i të kuqve ka ndërruar jetë!

0
138

Tifozi i vogël i Partizanit, Renis Muça, i cili prej 3 muajsh qëndronte në koma pas një aksidenti të rëndë, për fat të keq ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Janë tifozët ultras të Partizanit, grupimi “Ultras Guerrils”, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, jep lajmin e trishtë se Renisi nuk ia doli, edhe pse prej kohësh gjendej në Turqi për një kurim më të specializuar.

Edhe pak kohë më parë, ishte klubi i Partizanit që mori nismën, që në një nga ndeshjet, të ardhurat nga biletat të shkonin në ndihmë të tifozit të vogël 14-vjeçar.

POSTIMI I ULTRAS GUERRILS

Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë …

Renisi nuk ia doli!

Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare …

Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe!

U prehsh në paqe engjëll!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here