Humbje kujtese…Ja çfarë duhet të hani për të mbrojtur trurin!!!

0
181

Nuk ka asnjë dyshim që kujtesa është e lidhur edhe me ushqimet që konsumon secili. Më poshtë po u sjellim disa prej ushqimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në forcimin e kujtesës.

Boronicat-Përmbajnë substanca ushqyese, të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira.

Ekstrakti i domates, likopeni (pigmenti bimor që u jep domateve ngjyrën e kuqe) është dhjetë herë më i fuqishëm se vitamina E. Likopeni përmirëson funksionet cerebrale, si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjatë.

Spinaqi-Është shumë i pasur në vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efektet e plakjes.

Farat e kungullit-Ndonëse të vogla, janë miniera të vërteta mineralesh e vitaminash. Farat e kungullit janë shumë të pasura me vitaminë E, Omega 3, Omega 6 dhe zink, minerali që luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e receptorëve të kujtesës dhe proceset e të menduarit.

Brokoli-Është i pasur me antioksidantë të rëndësishëm që parandalojnë dëmtimet e radikaleve të lira.

Ai përmban gjithashtu acid folik që ul nivelin e omiocisteninës, një substancë që çon në shfaqjen e harresës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here