Berisha “zbulon” lajmin më të trishtuar gjatë gjithë karrierës së tij politike!!!/ “Nuk e zë dot vendin e opozitarit Piktori”

0
176

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se PD nuk është sot në gjumë edhe pse e dëgjon një perceptim të tillë. Ishte gazetari i Zonë e Lirë Arian Çani që e pyeti ish-kryeministrin për zhvillimet e fundit politike.

“PD nuk është në gjumë. Djegia e mandatave ishte një vendim kolegjial. Nuk më vjen keq për vendimet që merr PD. Unë do të jem aty derisa të jetë edhe anëtari i fundit ndaj nuk mund të më vijë keq për vendimet e PD.

Ka një opozitë të fuqishme që është mazhorancë sot te shqiptarët. Me zhvillimet e fundit Rama është një monstër e vërtetë kombëtare me të këqijat që i ka bërë Shqipërisë.

Nuk e zë dot vendin e opozitarit Piktori. Ai do të zërë vendin në koshin e plehrave të historisë. Lajmi më i trishtuar i karrierës sime politike mos-hapja e negociatave, por jam më i zemëruar me shkaktarin që është Edvin Mafija.

Ky i quajtur mini-shengen para të paktën 11 vitesh 4 vende të Ballkanit hoqën pasaportat në qarkullim dhe vendosën të qarkullojnë me karta identiteti ndërsa marrëveshja CEFTA ka një shtrirje më të gjerë. Ky mini-shengen ka si synim vetëm përjashtimin e Kosovës” – tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here