Publikohet videoja që po çmend rrjetin! Avionit i merr flakë motori në fluturim/ Burri kthen shishen e uiskit ‘me fund’…

0
156

Kur një avioni me pasagjerë i mori flakë një nga motorët gratë nisën të luteshin ndërsa burrat filluan po kthenin me fund shishet me alkool.

Piloti që drejtonte avionin që po fluturonte nga Caracas për në Miami u detyrua të bënte ulje emergjente në Republikën Domenikane pasi një prej motorëve paraqiti probleme.

Video ku duket paniku që ka përfshirë pasagjerët tashmë po qarkullojnë ne rrjet. Incidenti ka ndodhur me fluturimin Swift Air F WA1996 të hënën vetëm 30 minuta pas ngritjes nga toka.

Një prej pasagjerëve arriti që të filmonte gjendjen e personave të tjerë në bord. Dhe pamja ishte kjo: Disa gra, të kapura dorë për dore duke u lutur nën zë, ndërsa një burrë po kthente shishen e uiskit për të marrë pak kurajo.

Më pas ai ia kalon shishen një pasagjeri tjetër.

Sipas mediave, aeroplani arriti që të ulej pa asnjë problem në Republikën Domenikane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here