Negociatat/ “Lajthit” Rama, e quan Makronin gënjeshtar!!!

0
123

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”. Kjo ishte deklarata e Presidentit të Francës Emanuel Makron, në një konferencë për mediat, pas takimit të dytë të krerëve të BE-së në Bruksel, ku nuk u arrit një marrëveshje për një datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndryshe nga Makron. Sipas tij, Makron gënjen kur thotë se shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë.

“S’ka pasur shumicë vendesh kudër Shqipërisë, ka pasur dy vende, Holanda dhe Danimarka, s’ka pas të tjerë. Ka pasur një shumicë dërmuese vendesh jo vetëm po, por dhe pa kushte. Një vend i rëndësishëm “po” dhe me disa kushte, që ishte Gjermania dhe tentoi të krijonte një urë mes po-së dhe Francës, Holandës dhe Danimarkës, dhe Franca ka një pozicion që s’ka lidhje me Maqedoninë apo Shqipërinë në vetvete. Franca është një ndër aktorët kryesorë ose kryesori që ka bllokuar ‘de facto’ vazhdimin e hapjes së kapitujve për Serbinë dhe Malin e zi”, tha Rama në emisionin “Opinion”.

Lidhur me problematiken e numrit të lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë, Rama përdori justifikimin e zakonshëm, se ky është një fenomen global.

Ai tha se nuk ndjen përgjegjësi për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Europë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here