Ish-deputeti “zbulon” kush fshihet pas “projektit mafioz” të Unazës!!! “Ç’punë kemi ne me Vuçiçin, me Beogradin dhe Rusinë?”

0
115

“Rama është kërcënim për Rajonin”, kështu është shprehur ish deputeti, Klevis Balliu, në fjalën e tij përballë banorëve të Unazës mbrëmjen e kësaj të diele.

Duke e cilësuar edhe njëherë tjetër Ramën si përgjegjës për mosçeljen e negociatave, Balliu nuk ka lënë pa sjellë në kujtesë lëvizjet e fundit të kryeministrit drejt Serbisë, për Shengenin ballkanik.

“Ky njeri në vend që ta kishte hallin te kushtet e Europës, kishte punë me Vuçiçin. Ç’punë kemi ne me Vuçiçin, me Beogradin dhe Rusinë? Jo, rruga e Shqipërisë është Europa”, është shprehur Balliu teksa nuk ka nguruar t’iu bëjë thirrje protestuesve të kauzave të ndryshme të bashkohen të gjithë kundër Ramës, i cili sipas tij “është përgjegjësi i vetëm i halleve tona”.

“Kush është pas projektit mafioz në Unazë? Angela Merkel, Makroni apo Edi Rama?

Rama tashmë i ka tejkaluar kufijtë dhe është bërë kërcënim për vetë Rajonin. Macroni e tha hapur: Nuk ishte ai i vetmi që i tha jo Shqipërisë, por disa vende. Dhe ne e dimë qartë këtë gjë.

Rama është përgjegjës për mos hapjen e negociatave jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë  e Veriut. Është kërcënim për Rajonin.

Nëse Maqedonia e Veriut kërkoi zgjedhje të lira dhe të ndershme, çfarë bëri Rama? Ai i drejtoi gishtin Makronit, Hollandës dhe gjithë Europës. Nuk sulmohet familja. Europa është familje dhe nuk do të dali një Edvin për të na larguar ne nga Europa.  Ky njeri në vend që ta kishte hallin te kushtet e Europës, kishte punë me Vuçiçin. Ç’punë kemi ne me Vuçiçin, me Beogradin dhe Rusinë?

Jo, rruga e Shqipërisë është Europa. Nuk duhet që minatorët, banorët e Astirit apo gazetarët të protestojnë më vete, sepse pavarësisht halleve tona, përgjegjësi i vetëm është Edi Rama. Prandaj sot të gjithë ata që janë nëpër protesta duhet të bashkohen. Të bashkohen të gjithë bashkë në protesta kundër Ramës.

Arsyeja që Edvin Kristaq Rama nuk pranon të zbres nga pushteti është sepse e di fare mirë se rënia nga karrigia ka vetëm një rrugë dhe ajo është vetëm në drejtim të 313-tës”, ka thënë ish deputeti Klevis Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here