VIDEO/ “Kur do të futemi në BE”, “lajthit” Rama: Kur mjekra ime të bëhet më e gjatë se flokët e tua!!!

0
97

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarja e Fax News, Eksiola Shehu lidhur me Shengenin Ballkanik nëse do të merrej një iniciativë nga ana e tij për ta forcuar, meqë BE e refuzoi, ndërsa Rama tha se nuk ka akoma një marrëveshje të nënshkruar, por që sipas tij është në diskutim dhe pritet pjesmarrja e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë një tjetër pyetje e bërë nga gazetarja e ka vënë në vështirësi kryeministrin.

Edhe sa kohë më duhet të pres unë si qytetarë që ashtu sikurse bashkëmoshatarët e mi të gëzoj të drejtat e plota brenda familjes së Bashkimit Europian, duke qenë se kam lindur në periudhën kur thirrej se “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe nuk jemi ende pjesë e saj?

Rama ka preferuar të përgjigjet me ironi dhe jo të japë një përgjigje ekzakte ndërsa tha:

Në kohën kur unë kam dalë në rrugë për të kërkuar Shqipërinë si gjithë Evropa i kisha të gjitha flokët dhe kam përshtypjen se nëse do t’ia lërë mjekrës ta dëshmojë mund të bëhet më e gjatë se flokët e tua. Përtej kësaj, ky është një rrugëtim dhe Shqipëria është shumë më evropiane që kurse ke lindur ti. Mos harroni që trashëgimia jonë është shumë e rëndë.

Ne nuk jemi as Hungaria, as Polonia, as Çekia. Kemi pasur dy ndërprerje të mëdha, njëra mbi 500 vjet, e dyta mbi 50 vjet. Kjo është e treta e vërteta. Një gjë është e sigurt që ti do të votosh për Parlamentin Evropian në Shqipëri. Se kur ende nuk e di, por kjo është e sigurt. Me siguri këtë e di Nard Ndoka por kur të bëni konferencë shtypi me opozitën, kërkojani si do të jetë Bashkimi Evropian.

Mbase mund ta quani Bashkimi Evropian i juglindjes, por nuk është kundërpërgjigje dhe as alternativë e rrugës evropiane, është pjesë e saj. Është fati jonë që jetojmë në mes të një kontinenti”, theksoi Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here