“Nuk pati unanimitet për negociatat”, Kreu i KE: BE do t’i kthehet kësaj çështjeje në maj!!!

0
123

Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar në një konferencë për shtyp pas diskutimeve maratonë dy ditore në Bruksel se nuk është arritur unanimiteti për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Ashtu si Kancelarja Angela Merkel, edhe Donald Tusk është shprehur se BE do t’i kthehet kësaj çështjeje në maj, kur pritet të mbahet Samiti i Zagrebit. Më tej, ai ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë asnjë faj, pasi kanë bërë gjithçka që iu ishte kërkuar.

“Do t’i rikthehemi kësaj çështje në maj. Nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lidhur me këtë, të dyja kanë bërë gjithçka i ishte kërkuar të bëjnë”, ka theksuar Donald Tusk.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here