Bylykbashi “sulmon” Ramën: Po kapet me thonjë pas xhami për t’mos u larguar nga pushteti

0
106

Teksa fliste për Reformën Zgjedhore, ish deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar këtë të fundit si një instrument që mund të ndihmojë në çeljen e negociatave. Ndërkohë, për krizën politike ish-deputeti ia ka faturuar të gjithë përgjegjësinë Kryeministrit, teksa shprehet se: “Në qoftë se nuk largohet Edi Rama kriza politike do të vazhdojë të thellohet.”

Sipas Bylykbashit, “Rama është një faturë shumë e madhe për shqiptarët dhe opozita do të bëjë gjithçka të mundur për ta larguar nga pushteti.”

“Në qoftë se nuk largohet Edi Rama kriza politike do të vazhdojë të thellohet.

Ne shkuam në tryezën politike të OSBE-së për të thënë që ky është qëndrimi ynë.

Reforma Zgjedhore është një instrument që mund të shërbej në çështjen e negociatave. Në fund fare ky ngërç politik zgjidhet vetëm në një mënyrë, me zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo, me Edi Ramën një gjë e tillë është e pamundur. Në këtë mënyrë detyra e opozitës është të bëjë çmos që Edi Rama të largohet.

Rama është një faturë shumë e madhe për shqiptarët. Me Edi Ramën edhe Reforma Zgjedhore do të bjerë viktimë. Edi Rama po kapet me thonjë pas xhami për t’mos u larguar nga pushteti dhe ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar largimin e tij. Fatura e “jo”-së nesër është vetëm e Ramës, jo e Macronit”, ka thënë Bylykbashi në emisionin “Mbrëmje në ABC”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here