Kalon Vettingun prokurori Hajdarmataj, reagon Kaba: I theu hundën bandës kriminale

0
197

Kalon vettingun prokurori Besim Hajdarmataj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda duke e konfirmuar në detyrë.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda është paraqitur personalisht në KPK pa përfaqësimin nga një avokat. Trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu tha sot se konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe për rrjedhojë procesin e rivlerësimit të prokurorit Besim Hajdarmataj.

Pas vendimit te marre ka reaguar edhe gazetari Dritan Kaba ku shprehet ne Facebook se:

Postimi i plote

E kercenuan Besim Hajdarmaten me veting. Banda e KLP nuk e kualifikoi per SPAK, ndersa ai i thyen hundet bandes kriminale te emeruar nga organizatat e krimit te organizuar, per te mbrojtur anetaret e tyre.

Sot u tregua se prokurori i dosjeve te renda eshte i paster.

Sot Hajdarmata i tregoi shqiptareve se duhet te jete ne krye te SPAK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here