“18 tetori është një datë e rëndësishme për ne, por në të gjitha rrethanat me 19 tetor dielli do të lindë sërish dhe përpjekjet e shtetit shqiptar për të përmbushur objektivin e integrimit nuk do të ndalen”.
Kështu do të shprehej kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij italian, Giuseppe Conte.
“Do të ketë gjithmonë një po dhe ajo që mund të shtrohet para montimit apo krijimit të një alibie. Në këto momente shumë prej vendeve që janë anëtare të BE nëse do të ishin në vendin tonë do të kishin të njëjtin problem, nuk do të ishin sjellë më mirë. Data 18 është e rëndësishme, por në datë 19 tetor dielli do të lindë sërish, jeta është e bukur. Nëse nuk do të kemi një po të qartë në 18 nuk do ta marrim parasysh por do të vijojmë. Në fund ky rrugëtim është për ne dhe nuk është se këtë e bëjmë thjesht për Europën”.
Deklarata e shefit të qeverisë ka “inspiruar” mjeshtrin e memeve, Genc Sejko, i cili publikon perlën e rradhës.