VIDEO/ Personat me aftësi të kufizuara, protestë para Bashkisë Tiranë! Ja si na mashtroi Veliaj!!!

0
101

Aulon Bej Kalaja ka postuar ne Facebok nje video ku shfaqen persona me aftësi të kufizuara para bashkisë së Tiranës duke akuzuar organet për prishjen e ambjenteve të zyrave të tyre.

Tetraplegjikët po protestojnë para bashkisë së Tiranës, pasi kërkojnë zyra për shoqatën e tyre nga qeveria. Një prej tyre është shprehur se zyrat e tyre që ishin në Laprakë, u prishën pasi vendi iu dha ga Veliaj për të ndërtuar pallate.

Ai thekson se më tej se kërkesa e tyre për zyra po zvarritet prej dy vitesh pasi edhe kreu i bashkisë së Tiranës s’pyet per portalin e Bashkëqeverisjes.

“Ka dy vite që lekët e shoqatës kanë kaluar për ndërtim pallatesh. Në bazë të shtetit shqiptar ambientet na i jep falas shteti shqiptar. Unë në komunikim me Kryeministrinë, na ka çuar te ministria, ministria na ka çuar te Bashkia. Bashkia na ka ofruar disa variante që thotë si agjenci udhëtimesh.

As nuk shkohet shkresa rregullisht për një VKM, as nuk na japin një reagim zyrtar  e të tjera. Ne kemi ngelur pa zyra. Shteti na i dha zyrën për pallat. I dhanë Samir Manes se e kishin pa lekë dhe thanë ta ndihmojnë, që të ketë edhe ai pallat. Zyrat ishin te uzina në Laprakë”, u shpreh ai.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here