Fort i panderuar Ambasadori Bernd Borschard, i një organizmi që rri në hije për raporte të djegura. OSBE e Tiranës sikur s’kanë haber e lidhje me atë të Vjenës për nga qëndrimet ndryshe. Shoku Borschard në trojet tona ka zënë vend ky muhabeti i gishtit të mesit, i përshtatur në shqip, si ik q..ose robt ku t’i kesh. Kështu ka ardhur në shqip ky gjest shoku Borchard. Këtë bëri zotrotja nga mërzia se protestuesit thanë Rama ik, teksa gjatësia juaj jo estetike po kalonte ironik e provokues mes tyre. Nëse e lëmë në anglisht kjo është fjalë për fjalë Fuck you. Aferim kështu po të themi edhe ne, Fuck you her Borchardt, meqë na sajdise me këtë sharje badihava akshami.
Sepse nuk na ke befasuar. Më thua me kë rri të të them kush je, cilësojmë njeriun në anët tona. Dhe ti me Edi Ramën dhe Erion Veliajn je sevdallosur nga mëngjesi në darkë, madje e ke tejkaluar, duke i mbrojtur atë, më shumë se ata veten.
I punësuar i tyre je prej motësh. Kjo gjuha e rrugaçit, ka lënë pa bërë dhen një tjetër, të marrësh dyfekun e të futesh mes policëve të Lleshit, për të arrestuar protestuesit dhe opozitarët. Se me drogën e me zgjedhjet e ke ndritur, duke rekorduar broçkullat, pa garë dhe konkurs, me deklarata kundër opozitës ke turpëruar edhe Fugën, më zvarritjen pas banditëve të pushtetit, ke pataksur përfaqësimin nga vjen. BE nuk e ka marrë seriozisht Shqipërinë me përfaqësuesit e dërguar në Shqipëri dhe modeli nuk është ndërprerë. Ata janë bërë gjysma ose hajdutë të plotë, servilë qeverishë, kanë degdisur netët e kohën pas kurvave, qofshin vendase apo të huaja.
Ettore Sequi ambasadori i BE-së, që u hetua për ca punë tenderash me afera korruptive, por hetimet u fikën apo u mbuluan gjëkundi për hatër të surratit të BE-së. Më pas ishte Florian Rauning, ndoshta ndër të rrallët, që nuk bërë kompromis por nxorri shumë të palara për klasën udhëheqëse politike dhe mori zemëratën e tyre, por uratën e shqiptarëve. Romana Vlahutin, nuk ishte asgjë më shumë se një vartëse shumëdimensionale e Ramës dhe Veliajt. Luftoi papushim opozitën as e hapi gojën për marrëzitë kriminale të qeverisë, u dend në qoka dhe para se të ikte ishte në hetim nga Brukseli për tenderin marramendës të vilës në Tiranë, ku dyfishi i çmimit të tregut, kishte gjetur strehë në xhepa diplomatësh. Luigi Soreca garon me Vlahutinin kush freskon më shumë Ramën dhe Veliajn, dhe shurrosen nëse ju shpëton ndonjë kritike për qeverinë. Me sa duket vetëm, lexojnë raportet e Fugës por shtojnë ndonjë fjali për të dëshmuar zellin e tyre të pështirë e rrugacëror. Borschardt ishte ambasador i Gjermanisë dhe pas një skandali kurvëror në Kosovë, u kthye në krye të OSBE-së në Tiranë. I rëndomtë në punën e tij, gjithnjë në prehërin e mazhorancës aktuale, nuk kishte as këllqe, as takat fjale të thoshte një të vërtetë në këto vite kiameti në Shqipëri. Po ç’i do këta soj ambasadorësh. Asnjëri nuk përkon me qëndrimin e kancelarive dhe qeverive nga vijnë dhe përfaqësojnë. Brukseli, Gjermania dhe Franca, i kanë vënë sanksione të ashpra radikale qeverisë për hapjen e negociatave, duke theksuar se krimi ka asgjësuar drejtësinë dhe zgjedhjet e lira nuk janë gjëkundi.
Ateherë çfarë dërdëllit ky nismëtari në emër të Ramës, për reformë zgjedhore, që mezi pret rastin të vjellë vrerë ndaj opozitës, por edhe ndaj njerëzve të zakonshëm tashmë. Opozita duhet të flasë hapur pa u vonuar. Nuk ka etikë me këtë sojsez. Ky nuk duhet lënë të dalë nga banesa, por t’i paketosh valixhet dhe të shkojë pas gishtit të mesit, meqë e paska mjet udhëtimi… këtë herë ta marrë shqip me vete..