A paguan taksa dhe sigurime për të punësuarit televizioni privat i kryeministrit Edi Rama, ERTV?
Kjo është pyetja që ngre një qytetar përmes Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Qytetari dixhital ka disa pyetje asgjësuese për Edvin Mafinë lidhur me ERTV e tij personale!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe 3 pyetjet e qytetarit.
1-A e ka regjistruar në QKR dhe AMA kanalin e tij tv ERTV?
2-A ka paguar taksat vendore dhe tatim fitimin?
3-A paguan sigurimet për të punësuarit apo janë punonjës të shtetit dhe paguhen nga taksat tona?