Nëse Franca na refuzon negociatat, humbasin ata, fiton Shqipëria!!! Mimi bëhet ‘meme’

0
166

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar Mimi Kodheli, e ftuar në Report TV, është shprehur se nëse javën tjetër nuk do të hapen negociatat, humbja do të jetë e BE-së dhe jo e shqiptarëve.

“Humbja do të jetë e atyre dhe jo e shqiptarëve. Shqipërisë do i bëjë vetëm mirë. Le të ndodhë cfarë të ndodhë javën tjetër” tha Kodheli.

Por ish-ministrja e Mbrojtjes ka edhe një këshillë për themeluesit e Europës.

“Finlanda ka kërkuar pa asnjë kusht hapjen e negociatave. Themeluesit e Europës duhet të reflektojnë, janë duke e ekstremizuar qëndrimin në raport me ata që janë ndryshe nga feja, prejardhja apo gjuha. Po lulëzojnë partitë e ekstremit të djathtë. Të gjitha politikat e viteve të pasluftës u ngritën bazuar në parime dhe vlera që ne duam ti përfaqësojmë. Vijmë te skeptikët tani.

Presidenti Macron foli për një Europë ndryshe. Sot Britania e Madhe është jashtë Europës, Merkel është në fund dhe tani është Macron.  Ndërsa qeveria holandeze rri në këmbë me një votë plus, imagjino që ai të kalojë në krahun tjetër pasi mund të kundërshtojë negociatat. Holanda e ka për konsum të brendshëm. Di që edhe Macron ka pasur një Europë të një ideje tjetër”, deklaroi Kodheli.

Mesa duket, Kodheli ecën në një linjë me kryeministrin e saj, Edi Rama, i cili duke ditur “Jo”-në edhe për këtë viti, e sheh fajin te “lufta e brendshme në BE”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here