Ish-deputetja apel të fortë institucioneve: Urgjent…

0
130

Ish-deputetja shqiptare i ka bërë thirrje autoriteteve dhe institucioneve shqiptare që t’i japin sa më parë pensionin suplementar artistit të madh Jorgo Papingji.

Ishte vetë Papingji që pak ditë më parë i përlotur në studiot televizive, tha se edhe pse ka një jetë që vetëm i jep artit shqiptar, edhe pse ka tituj pafund ai ende nuk e ka marrë pensionin special.

Ja postimi i Vokshit:

Një jetë në vargje – “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji t’i miratohet sa më parë pensioni suplementar!

“Mjeshtri i madh”, Jorgo Papingji është një nga poetët e mirënjohur e më të dashur për publikun shqiptar që me pasion për muzikën, i shndërroi vargjet në këngë aq të dashura për të gjithë. I këndoi të gjitha moshave, këndoi në të gjitha zhanret e për të gjitha trevat shqiptare.

Autor i mbi 4000 teksteve dhe fitues i 17 çmimeve në Festivalet e Këngës në RTSH dhe i 26 çmimeve në Festivalet e Fëmijëve, “Mjeshtri i madh” i teksteve muzikore mbetet për fat të keq ende i pavlerësuar nga Qeveria.

I bëj thirrje Ministres së Kulturës Elva Margariti dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të miratojnë sa më parë të gjitha procedurat për miratimin e pensionit të veçantë për “Mjeshtrin e Madh”, Jorgo Papingji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here