Gazeta britanike: Asnjë vend nuk ka prodhuar aq shumë kanabis sa Shqipëria…

0
154

Gazeta prestigjoze britanike “Express”, në një artikull të sajin me autor gazetarin Matt Drake, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.

Gazeta, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan ndër të tjera se, shtetet anëtare të Unionit po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin ballkanik.

Gazetari shkruan se: “në qershor, Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun”.

“Por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, shton ai.

Gazetari citon “Financial Times”, e cila në vitin 2017 do të shprehej se, asnjë vend europian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria.

“Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet europiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”, shkruhet në artikull.

https://www.express.co.uk/news/world/1030185/eu-news-albania-eu-membership-talks-latest

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here