Del në dritë SKANDALI/ Kalaja: Ja si u tall Rama me qytetarin që kishte 8 vite në koma…(video)

0
156

Gazetari Aulon Kalaja ka denoncuar një tjetër rast skandaloz, ku tregon se si vetë kryeministri Edi Rama dhe gjithë rilindasit pas tij, kanë rrezikuar jetën e një qytetari që kishte 8 vite në koma, për të bërë vetëm show mediatik.

Pak kohë më parë shumë shqiptarë pas thirrjes së Aulon Kalasë u bashkuan për t’i shkuar në ndihmë Erjon Xhangollit dhe familjes së tij, pasi Erjoni kishte prej 8 vitesh në gjendje kome, pas një aksidenti që kishte pësuar ndërsa përpiqej t’i shpëtonte policisë greke të cilët kërkonin ta ndalonin pasi kishte kaluar kufirin legalisht për të punuar dhe për të ushqyer familjen.

Por sapo kjo histori ra në veshin e rilindjes, u kujdes vetë Edi Rama që këtë rast ta bënte show mediatik, për të treguar se sa të dashur dhe sa të dhimbsur janë pushtetarët për qytetarët.

Sot gazetari kalaja ka treguar se vetëm për të bërë show rilindasit e sollën Xhangollin nga një fshat i Korçës drejt Tiranës, vetëm për t’i bërë një orë video dhe foto, që më pas t’ua shisnin qytetarëve si shenjë dhimbsurie.

Për gazetarin kalaja ky show i pështirë dhe i neveritshëm i ka rrezikuar edhe më shumë jetën Xhangollit, ndërsa ju bën apel shqiptarëve që kush ka mundësi të ndihmojë sa të mundet këtë familje në nevojë, që përveç fatit e braktisi dhe e talli edhe qeveria.

Ja deklarata e plotë e Kalasë me video:

https://youtu.be/VRnDYzAWuxc

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here