Një nga kushtet e Bundestagut gjerman ka qënë zgjidhja e menjëhershme e krizës për të nisur bisedimet, por ajo që po verehet në Shqipëri është fakti së qeveria aktuale nuk po merr asnjë hap për të dalë nga kjo krizë që ka kapluar jetën politike dhe ka tkurrur shpresat dhe endrrat e qytetarëve shqiptare. Mazhoranca çdo ditë e më tepër “bën fajtore” opozitën për cfarëdo lloj ngjarje negative të ndodhur në Shqipëri duke harruar se është në krye të qeverisjes dhe te gjitha përgjegjësitë së pari bien mbi të duke iu referuar deklaratave që së fundmi kanë bërë ndërkombëtarët mbi Shqipërisë . Në një intervistë për gazetën “Standard” nënkryetari i partisë Demokratike Edi Paloka ka folur për këtë ceshtje duke theksuar se : “I kemi shikuar aktet e fundit të Ramës , i cili doli në mbrojtje të Saimir Tahirit megjithëse dënimi i tij ishte një nga kushtet qe Evropa kërkonte për hapjen e negociatave duke theksuar qartazi emrin e tij, ai përsëri i doli në krah deri në fund. Ky njëri që nuk tha asnjë fjalë përkundrazi e mbrojti Tahirin para drejtësi kur duhet ta dënonte”. Gjithashtu Paloka foli dhe për reformen në drejtësi ku sipas mendimit të tij në këto kushte që ndodhet Shqipëria nuk mund të flitet për drejtësi jo më për reformë.
Intervistoi: Albina Elezi
1-Pak ditë na ndajnë nga vendimi përfundimtar i KE-së në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE . Sipas mendimit tuaj z.Paloka si do të votojnë vendet anëtare të Bashkimit Evropian pro apo kundër Shqipërisë?
Une mendoj se pozicioni i Bashkimit Evropian i vendeve anëtare ështe i qartë jo vetem Gjermania e cila tashmë ka përcaktuar 9 kushtet e saj nëpërmjet Bundestagut për të hapur negociatat me Shqipërinë, por ka disa vende te tjera sic është Franca Hollanda dhe Danimarka e kanë deklaruar tashmë se do te jenë kundër hapjes së negociatave jo për shqiptarët por për qeverinë Rama . Kjo është bërë mese e qartë nga 9 kushtet e Bundestagut te cilat janë kushtet që të dërgojnë drejtpërdrejt tek Kryeministri Rama dhe tek qeveria e tij. Verehet qartazi loja që ka bëre Edi Rama këto ditët e fundit me justifikime dhe kërcënime. Ramën në seancën e fundit në parlament deklaroi se fajtore mbetet opozita e po keshtu dhe mediat . Gjithashtu përmendi dhe “armiqtë e jashtëm” që ishin të gjitha ato shtete që nuk pranojnë që ai dhe këtë vit ta kalojë klasën. Pra Franca Holllanda, Danimarka dhe Gjermania kërkojnë nga qeveria që përpara se të hapen negociatat të krijohen kushtet reale për një vend normal që shkon drejt BE-së. Derisa Kryeministri të plotësojë këto kushte asnjë hap më tej nuk hidhet.
2-Kryeministri është shprehur se Reformën zgjedhore mund bëjë dhe pa opozitën duke marrë shkas nga rekomandimet e OSBE-ODHIR . Ndërsa ju si opozite jeni shprehur se kjo do të jetë e pamundur .Cili do të jetë reagimi juaj nëse nuk përfshiheni?
E gjithë tradita e sotme në pluralizëm e partive politike lidhur me reformat dhe kodin zgjedhor është bashkëpunim pozitë-opozitë në cilëndo kohë qoftë. Nuk ka ndodhur asnjëhere që të kryhet një reformë zgjedhore apo të ndryshohet kodi zgjedhor pa mirëkuptimin dhe pranimin e të gjitha palëvë. Kjo që bën Rama i cili deklaroi se mund ta mbylli kodin dhe me ata që i ka emëruar në parlament si opozitë , nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë ne vazhdim për grushti shteti. Pasi të kërkosh të ndryshosh kodin zgjedhor , kodin penal , kushtetuten dhe gjithçka tjetër me një paraparlament monist do të thotë që të kesh krijuar një grusht konstitucional në Shqipëri. Se çfarë opozite janë ata që janë në parlament këtë tashmë e dinë të gjithë. Ata nuk arrijnë as në nivelin e sorrogatove sepse të gjithë janë në shërbim të kryeministrit . Me këtë nënkuptohet që Rama me atë parlament që ka sot mund të ndryshojë dhe kushtetutën dhe të vendosi të rikthehet në kohën e komunizmit. Mund të vërë si nen të parë që parti sunduese është Rilindja dhe këtu mbyllen të gjitha historitë e tjera. Sot është mazhorancë absolute në Shqipëri dhe kërkohet vetëm diçka legjitime ku qytetarëve tu jepet mundësia të zgjedhin lirshëm dhe të votojnë ata që duan ti përfaqësojnë në parlament, në pushtet lokal dhe ata që duan ti qeverisin. Ndërhyrja në me dhunë do të kishte reagimin e një opozite përball një njeriu që bën grusht shteti.
3- A është e gatshme opozita për zgjedhje të parakohshme. A po përgatitet PD-ja për këtë situatë?
Edhe në këto momente që po flasim kemi hapur një proces brenda vetes që synon pikërisht përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Për ne pak rëndësi se kur realizohen ,në qoftë se do të zhvillohen këtë muaj apo brenda 3 muajsh . Tashmë zgjedhjet e parakohshme janë dhe një kërkesë e Bundestagut gjerman e shkruajtur e zeze mbi të bardhë , në momentin që kërkohet jo vetëm realizimi i reformës zgjedhore por dhe implementimi i saj është e kuptueshme dhe për personin më naiv të mundshëm që kërkohen zgjedhje të parakohshme. Kështu që ne përgatitemi intensivisht megjithatë mund të themi që edhe sot ne jemi të gatshëm të përballemi. Nesër të futemi në zgjedhje ,nëse ato janë të lira dhe të ndershme opozita fiton në mënyrë absolute dhe të padiskutueshme.
4-Përsa i përket reformës në drejtësi si e shihni ecurinë e saj?
Ne kemi votuar ndryshimet kushtetuese atëherë kur i gjithë parlamenti 140 deputete votuan. Rama pas votimit bëri një lojë me ligjet që duhet të dilnin nga kjo reformë. Sigurisht ne jemi në mbështetje të kësaj reforme dhe do të kërkojmë deri në fund që reforma në drejtësi të zhvillohet në rrugën e atyre ndryshimeve kushtetuese që kanë miratuar ligjet. Absolutisht i vetmi që po pengon jo vetem reformën në drejtësi por që po pengon dhe funksionimin e drejtësisë është Kryeministri i vendit. Sot ne gjendemi pa gjykatë kushtetuese, pa gjykatë të lartë . Në një drejtësi që ndodhet nën presion , i kemi shikuar aktet e fundit të Ramës , i cili doli në mbrojtje të Saimir Tahirit megjithëse dënimi i tij ishte një nga kushtet qe Evropa kërkonte për hapjen e negociatave duke theksuar qartazi emrin e tij, ai përsëri i doli në krah dëri në fund. Ky njëri që nuk tha asnjë fjalë përkundrazi e mbrojti Tahirin para drejtësi kur duhet ta dënonte. Përsëri Edvin Rama kthehet dhe sulmon në mënyrë rrugaçërore çdo prokuror apo gjykatës që guxon të vendosë para drejtësisë qoftë dhe një drejtor të administratës shtetërore. Duket qartë që kryeministri dhe ato segmente te cilet nuk i ka të hapur ende i vendos nën presion, duke i këcënuar që të zbatojnë urdhrat e tij . Në këto kushte nuk mund të flitet as për drejtësi jo më për reformë në Shqipëri.
5-Policia ka nisur arrestimet ndaj protestuesve te Unazes se Re, duke e mbështetur këtë aksion të ndryshimet në kod sipas te cilave nuk lejohen bllokimet e rrugëve. Si e shihni këtë situatë?
Kjo është ajo që thashë pak më sipër , drejtësi në funksion të Ramës. Nuk burgoset Saimir Tahiri por burgosen ata që dalin të protestojnë në mbrotje të shtëpive tyre. Këtyre banesave që Edvini nëpërmjet aferave korruptive që tashme i ka diskredituar kërkon tua rrëmbeje. Keta njerëz arrestohen me burg ndërsa ata te tjerët që vjedhin e duan të rivjedhin tek “Unaza e re” jo vetëm që nuk kapen nga policia e shtetit por që nuk dihet se ku janë. Tahiri bredh i lirë ata që mbrojnë shtëpine dhe strehen e fëmijeve burgosen. Kjo është drejtësia e Rames dhe ky është shteti që kërkon të drejtojë Rama. Ndaj këtij shteti duhet të reagojnë të gjithë, jo vetem banorët e Unazës së re jo vetëm opozita por të gjithë së bashku njëzëri . Duhet kuptuar sa sa më shpejt që të reagojmë , aq më shpejt i vjen fundi këtij shteti të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër përvecse punojnë për interesat vetjake.