E pazakontë/ I vendos dy mijë euro gjobë ‘shokut’ se i ngacmoi gruan

0
129

Një histori e çuditshme ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Fushë Kosovë. Siç mësohet, njëri prej tyre ka detyruar tjetrin t’i japë dy mijë euro.

Nuk bëhet fjalë për dhurim me dëshirë, apo për borxh, por kanosje për marrjen e parave. Kjo pasi burri që kërkonte paratë, pretendonte se tjetri i kishte ngacmuar të shoqen.

Një situatë kjo që ka detyruar të dëmtuarin, t’i drejtohet policisë për të denoncuar rastin. Në njoftimin e policisë, sipas mediave të Kosovës, shkruhet:

“Me 10.10.2019 nga ankuesi mashkull K/Shqiptar është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar viktimën t’ia japë 2000 euro si kompensim, pasi i njëjti kinse kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here