Qeveria e Holandës “vulos” vendimin për Shqipërinë. Kryediplomati holandez: Qëndrimi i qeverisë mbetet i pandryshuar

0
118

Ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se qeveria holandeze konsideron se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë.

OK-HOLANDA-MBYLL-DEREN-M1T1.mpg_snapshot_00.03

Këtë deklaratë ai ka bërë në komisionin parlamentar për çështjet evropiane të Parlamentit holandez, i pyetur nga deputetë, nëse duheshin hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë ose jo.

Blok nuk e ka shtjelluar përgjigjen e tij, duke lenë të paqartë nëse Holanda do të vendosë veton për Shqipërinë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në 15 tetor apo samitin e liderëve evropianë në 18 tetor.

Por ai ka bërë të kuptohet se qëndrimi i qeverisë holandeze mbetet i pandryshuar. Qeveria holandeze ka konfirmuar kështu mbajtjen në fuqi të mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti./abcnews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here