Psikologia e njohur kritikon ministret e Ramës: A nuk e kuptoni, jeni duke përdorur gjininë tuaj në favor të një burri?

0
6

Psikologia e njohur, Jeta Toçila Dedja, në një shkrim në rrjetet sociale, ka analizuar letrën që ministret socialiste i kanë nisur ditën e sotme parlamentit hollandez, për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Psikologia shkruan se, që në krye të letrës, ministret prezantohen “me gjininë dhe në paragrafin e dytë bukur keni theksuar pozitën tuaj sociale, a nuk e kuptoni që në këtë formë jeni duke përdorur gjininë tuaj në favor të një burri?”

Më tej, Toçila ua thotë hapur ministreve socialiste,që në vend të të rreshtohen “si gra që keni fituar betejën e barazisë gjinore në qeveri, ju do bëni mirë t’i shkruani letra shefit tuaj në cilësinë e grave, motrave apo nënave të zhdukë fillimisht nga përdorimi gjuhën seksiste dhe të zbatojë realisht politikat që Demkat ia shkruajnë me pathos letrave, në dobi të grave shqiptare përtej mureve të kabinetit të tij.”

Postimi i plotë

Ajo letra e shkruar gjithë lajkatime inferiorësh dhe impostorizime, duke dashur të vërë vetulla ka nxjerrë sytë në aspektin e barazisë gjinore. Ju moj gra, që në krye të letrës prezantoheni me gjininë dhe në paragrafin e dytë bukur keni theksuar pozitën tuaj sociale, a nuk e kuptoni që në këtë formë jeni duke përdorur gjininë tuaj në favor të një burri? (Duhet të keni IQ të ulët nëse besoni se po e bëni për kombin). A nuk është ky një tregues që jeni po aq të shtypura sa ato gra të varfra që shfrytëzohen rrugëve të Europës nga tutorët e tyre? Çfarë kuptimi ka të drejtosh një kërkesë, në fakt një lypje si një grupim gjinor, kur në fakt objekti i letrës nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjet gjinore në Shqipëri?
Në vend që të rreshtoheni si gra që keni fituar betejën e barazisë gjinore në qeveri, ju do bëni mirë t’i shkruani letra shefit tuaj në cilësinë e grave, motrave apo nënave të zhdukë fillimisht nga përdorimi gjuhën seksiste dhe të zbatojë realisht politikat që Demkat ia shkruajnë me pathos letrave, në dobi të grave shqiptare përtej mureve të kabinetit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here