Malaj: Kur beteja e parë fitohet!

0
260

Nga Nora Malaj:

Kur beteja e parë fitohet!
Ishte data 6 qershor kur në fb denoncova rastin e pikturës murale perverse, në pallatin te blloku i Tiranës së Re, ku të moshuarit dhe në veçanti gratë e moshuara, trajtoheshin në formën më përcmuese të mundshme dhe me dhimbjen më të madhe të përçmimit njerëzor. Fatmirësisht , ky denoncim pati një mbeshtetje shumë të madhe nga komunitetit i zonës , nga ju miq të fb dhe u pasqyrua gjerësisht nga rrjetet sociale dhe nga mediat sociale.
Puna nuk ngeli vetëm te denoncimet , por grupi i atëhershëm i këshilltarëve të LSI dhe koalicionit opozitar , i kërkuan këshillit bashkiak të Tiranë në një mbledhje të veçantë, që kjo murale të hiqej nga fasada , si pjesa më diskriminuese dhe më e shëmtuar për moshën e tretë , që ç’edukon komunitetin dhe shkel të drejtat e njeriut. Kanë kaluar plotë gjashtë muaj dhe sot kjo murale nuk ekziston më . Tashmë , fotoja pasqyron sesi është fshirë kjo murale nga fasada, duke mos lënë asnjë gjurmë të kësaj vepre të shëmtuar…
Kjo është fitorja e parë e betejës së nisur nga një shkrim denoncues në fb dhe që u bë virale në mediat sociale dhe në të gjithë komunitetin , në shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare që mbrojnë të moshuarit dhe të drejtat e qytetarëve.
Nuk gjej fjalë për t’ju falenderuar të gjithë ju miq të fb, të gjithë këshilltarëve të opozitës së bashkuar, të gjithë mediave , shoqërisë civile , pse jo edhe institucioneve të bashkisë , që reaguat dhe gabimin nuk e latë të kthehej në faj , po e korrigjuat.
“Mos prisni askend në rrugën tuaj , shkoni përpara dhe ata që duan do t’ju ndjekin”. Faleminderit të gjithë ju që u bëtë pjesë e zgjidhjes së ketij problemi. Sot u fitua beteja e parë për të mos instaluar të keqen, nesër do të fitojmë beteja të tjera , për një Shqipëri më të mirë për të gjithë. Kur bëhemi bashke çdo barrierë rrëzohet! Falenderimit dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve që moshën e tretë e nderojnë dhe e vlerësojnë me dinjitet dhe mirënjohje e dashuri.
Jeta është një udhëtim , jo një kokurrencë , ku të gjithë duhet të bëhemi bashkë në mbrojtjen e të drejtave. Të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për vendin . Sot nuk fitova unë, as ti, as institucioni i bashkisë, po fituam Ne , të gjithë së bashku, duke denoncuar, reaguar, korrigjuar dhe rreflektuar.
Se në fund Shqipëria është shtëpia jonë!
FALEMINDERIT ! ?????

Fotografia e Nora Malaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here