Kejdi Mehmetaj ka folur për jetën e saj personale: Duhet të jemi kurajozë në planet që marrim

0
7

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka folur së fundmi për jetën e saj personale. E ftuar në rubrikën “Një ditë me Dojnën” të emisionit “Pop Culture”, Kejdi la të kuptohej se po mendon tashmë të bashkëjetojë me partnerin e saj, Arbër Kacin.

“Duhet të jemi kurajozë në planet që marrim. Ne jemi në planifikim e sipër, kështu që, Zoti të na i bëjë mbarë!”-u shpreh fillimisht Kejdi. “Do ta arredoj, do jem unë njeriu që do e rregulloj kur të bashkëjetoj, sepse kam qenë në pikturë e vogël, më pëlqejnë ngjyrat dhe të luaj me to. Por, të shpresoj që edhe do e mirëmbaj”-vijoi më tej ajo.

Arbër Kaci nuk është i panjohur, sidomos për ata persona që punojnë në Ministrinë e Drejtësisë. Ai punon si këshilltar pikërisht në këtë Ministri. Në një intervistë të mëparshme televizive, Kejdi ka bërë me dije se është njohur me Arbërin brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here