VIDEO/ Real mposht Granadën dhe kryeson i vetëm kampionatin…

0
127

Real Madridi ka mposhtur 4-2 Grandën e vendit të dytë, duke blinduar vendin e parë në La Liga dhe për javën e 8-të, me madrilenët që kryesojnë me 18 pikë. Në “Bernabeu”, të besuarit e Zinedin Zidan kanë kryesuar që nga minuta e dytë, kur Karim Benzema kaloi në epërsi “Los Blancos”, në fund të pjesës së parë është Eden Hazard që i çon në 2-0 shifrat dhe e çon skuadrën e tij me një avantazh të kënaqshëm në dhomat e zhveshjes.

Duket se do të jetë një shëtitje për Realin, kur në minutën e 61-të Luka Modriç shënon golin e tretë për të tijtë. Por më pas është Granada që drithëron të zotët e shtëpisë. Fillimisht rikthehen në ndeshje me penalltinë e kthyer në gol nga Maçis, ndërsa Durarte rihap sfidën me golin e tij të minutës së 77-të.

Reali rrezikon shumë, por në kohën shtesë është Hames Rodrigez që realizon golin e katërt dhe vulos përfundimisht fitoren 4-2 të Real Madridit ndaj një prej kryesuesve, që mban emrin e Granadas, e cila pësoi humbjen e dytë në 8 javë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here