Ironi e fortë nga aktivisti: Marrim në mbrojtje Ministrinë e Brendshme…

0
4

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shpreh gatishmërinë për të marrë në mbrojtje edhe godinat e Ministrisë së Brendshme…”, shkruan aktivisti Gentian Gaba në facebook duke ironizuar vjedhjen që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në godinën e Ministrisë së Brendshme.

Vjedhja e ministrisë ka ndodhur vetëm pak hapa larg sheshit të Teatrit Kombëtar, ku një grup artistësh e qytetarësh protestojnë 24 orë në mbrojte të kësaj godine, që pas një mësymje të policisë për ta rrethuar e bërë gati për shembje sipas planit të Bashkisë Tiranë.

Më 24 korrik mbrojtësit e Teatrit u përballën me policinë deri në përplasje fizike, derisa arritën të marrin nën mbrojte godinën duke qëndruar 24 orë aty për të mos lejuar një tjetër aksion policor për rrethimin e saj.

Kjo është vjedhja e dytë brenda muajit, ku janë grabitur kondicionerë, printera, skanera, kompjutera dhe sende të tjera me vlerë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në datën 2 tetor, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here