Çfarë paralajmëron Presidenti Meta!? “Ka tejkaluar Venecia kompetencat e saj dhe do e shihni, do e dëgjoni nesër”

0
12

Presidenti Ilir Meta do të bëjë publik nesër qëndrimin e tij në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, që e gjente atë në tejkalim të kompetencave, por pa kryer një shkelje të rëndë që mund t’i kushtonte mandatin.

Në një intervistë në “Opinion”, Meta tha se Komisioni i Venecias ka tejkaluar kompetencat e saj, ndërsa shtoi se këtë gjë do ta sqarojë nesër.

“E para, ka tejkaluar Venecia kompetencat e saj dhe do e shihni nesër, do e dëgjoni nesër. Është shumë e sigurt. Nuk ekziston termi tejkalim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ekziston shkelje dhe shkelje e rëndë dhe presidenti shkarkohet për shkelje të rëndë dhe krim”, tha Meta

Keni frikë se mund t’ju shkarkojnë?

“Zero… Në Kushtetutën e Shqipërisë është shumë e qartë se i vetmi institucion që cakton zgjedhjet është presidenti. Kushtetuta është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm me të cilën nuk mund të luaj askush. Parimi kryesor i kushtetues sonë është pluralizmi politik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here