“Shkëlqimi” i PD në Ditën e Qëndresës Antikomuniste e Malësisë së Gjakovës !

0
176

“Shkëlqimi” i PD ne Ditën e Qëndresës Antikomuniste e Malësisë së Gjakovës !

Nga Nebil Çika

“Shkëlqyet” me mungesën e tuaj z. drejtues te PD Tropoje e me tej ! Bravo ju qofte !

Data 29 shator është dita e Qëndresës Antikomuniste e Malësisë se Gjakovës e vendosur me vendim te këshillit bashkiak te Tropojës vitin e Kaluar .

Ne ketë ditë ne përkujtojmë martiret antikomuniste ,qëndresën dhe sakrificën e qindra familjeve e mijëraqytetareve te Malësisë se Gjakovës që u vranë burgosen , internuan e persekutongjatëdiktaturës komuniste për shkak të përpjekjeve te tyre deri në vetëmohim për te mbrojtur lirinë e demokracinë ! Ne përkujtimin e këtij viti ra ne sy , “shkëlqeu” mungesa e përfaqësuesve lokal e qendrore te PD kryetarit te Degës se PD Tropoje  ,ish kryetarit te Bashkise Tropoje , deputeteve përfaqësuesve te kryesisë etje, disa prej tyre edhe nga familje te përndjekura politike .

Ky qëndrim , i qëllimshëm apo jo , dëshmonpër një politike hipokrite te tyre me te përndjekurit politike antikomuniste te Malësisë se Gjakovës dhe Shqipërisë.

Ne te përndjekurit politike antikomuniste i nderojmë e i respektojmë te paret tanë ,sigurisht se ne nuk jemi “bijtëkundëretërve “ , përkundrazi jemi krenare për te paret tanë ,sjelljen dhe sakrificat e tyre .

Ne nëdiktature jemi mësuar te jemi vetëm ne fatkeqësitë tona . Ne i kemi varrosur vetëmnjerëzittanë (ata qe kemi mundur tu gjejmë kufomat pasi komunistet zhduken shume prej tyre ) me njeri-tjetrin , pa politikanë e pushtetarëpër shkak te luftës se klasave dhe nuk na shqetëson shume mospjesëmarrja e politikaneve ne përkujtimin e tyre përkundrazi .

 

Por sigurisht qe na fyen mosmirënjohja dhe hipokrizia e saj politike ,e atyre politikanëve qe kane marre e kërkojnë te marrin mbështetjen tone politike e elektorale. Na dhemb thika mbas shpine , tradhtia ,Ne ftesat qe u kemi dërguarpërafruesve te PD dhe te tjerëvepërketëceremoni dhe te tjera si kjo ,ne ju bëjmë te qarte qe: Pjesëmarrja nderon ata, jo ne ! Ne konceptin tone janë politikanet ata qe nderojnë veten duke respektuar martiret e lirisë e demokracisë , Martiret tanë e kane nderuar veten me qëndrimet e sakrificën e tyre . Ne rasatin e Tropojës turpi e faqja e zeze ështëpër ata qe munguan ne atë ceremoni fisnike ne nderim te martireveantikomunistë, gjakut dhe sakrificave te tyre prej te cilave ata janë sot  në politik e pushtet .

Mire qe nuk e keni ndjenje njerëzore ,filozofi e ideal politik për nderimin e martireve te lirisë por nuk jeni me as pragmatik. Se nuk është larg dita kur do vini tek për vota e mbështetje . Apo mendoni se do ta ”harrojmë” edhe ketë si here te tjera ?! Por mos jini ka te sigurt ! Ku i dihet ndoshta ka ardhur koha te mos “harojme” me !

Ju kam thëne disa here dhe po e përsërit serish : Boll me ! Duhet ta meritoni votën tone !

 

Nderim ne jete te jetëve martireve antikomuniste te Malësisë së Gjakovës dhe Shqipërisë !

 

N.Ç

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here