Fillojnë arrestimet për dhunën në derbin kryeqytetas…

0
116

Policia ka filluar arrestimet për dhunën që ndodhi në derbin Tirana – Partizani. I pari që ka rënë në pranga është një person që kishte thyer arrestin e shtëpisë, Elton Bande, 29 vjeç, nga Tirana. Dy persona të tjerë janë në kërkim.

Elton Bande sipas Policisë ka prishur rendin dhe qetësinë duke u përleshur me tifozët e Partizanit, përveçse ka thyer arrestin shtëpiak.

Policia njoftoi se janë  proceduar 9 persona për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndër ta, i arrestuari . Dy prej tyre janë shpallur në kërkim dhe 6 janë proceduar në gjendje të lirë.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit: – E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa. Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit: – M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë; – A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë; – Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë; – B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë; – G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë; – E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë; Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike. Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here