Habit Myftaraj: Çfarë ka shkaktuar tërmeti në “vilën bunker” të Edi Ramës në Surrel!!

0
509

Gazetari Kastriot Myftaraj habit me teorinë e tij për atë se çfarë fshihet në vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel, duke thënë se shtëpia prej betoni pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti.

Vila e kryeministrit Rama ka qenë herë pas here objekt i spekulimeve në mediat sociale, nga çmimi deri te materialet e ndërtimit. Por Myftaraj ka një tjetër teori “të frikshme” për shtëpinë e Ramës.

Myftaraj thotë se politikanë të korruptuar, “ndër ta” edhe Rama, nuk i besojnë bankave offshore për fshehjen e pasurive të vjedhura, ndaj i ruajnë ato në kasaforta. Sipas tij, në shtëpinë bunker të kryeministrit ka dhoma me kasaforta të ruajtura me siguri të lartë, që mund t’i hapë vetëm Rama.

Myftaraj thotë se në kasafortat e Ramës fshihen lloj-lloj gurësh të çmuar e sende të tjera me vlerë. Ndërsa kur ra tërmeti i madh shtëpia e Ramës pësoi çarje dhe një pjesë e këtyre sendeve i përpiu toka, thotë Myftaraj, duke spekuluar se Rama ka sjellë nga jashtë shtetit një ekip ekspertësh për të rikuperuar sendet e humbura.

Shkrimi i plotë i Myftarajt:

Çfarë ka shkaktuar tërmeti në bodrumet e shtëpisë-bunker të Edi Ramës në Surrel

E ashtuquajtura shtëpi e Kryeministrit Edi Rama në Surrel është në fakt një bunker, pjesa më e madhe e të cilit gjendet nën tokë. Nuk është aspak komode si shtëpi banimi, por është shumë e përshtatshme për një qëllim tjetër, si vend i sigurt për të depozituar sende të çmuara.

Politikanët që kanë fituar shumë para me anë të korrupsionit janë shumë dyshues sa i përket ruajtjes së këtyre parave dhe nuk iu besojnë shumë as bankave offshores, madje as atyre të Zvicrës. Të dy palët nuk kanë më sigurinë e dikurshme.

Prandaj politikanët e korruptuar kanë nisur që ta mbajnë një pjesë të madhe të pasurisë së tyre, të shndërruar në gurë të çmuar, si diamante, perla, rubinë, safirë, emerald, opalë, etj. Këto i futin në kasaforta të ndryra thellë në beton në bodrumet e shtëpive-bunker, të gjendura në vende të veçuara, të sigurta.

Shtëpia e Edi Ramës në shpatin e Malit të Dajtit, në Surrel, është tipike-shtëpi e tillë. Në bodrumet e thella të saj, ka dyer prej hekuri dhe kasaforta që hapen vetëm me prekjen e dorës së Edi Ramës, si dhe me zërin dhe pamjen e syrit të tij. Në këtë rastin e fundit nuk mund të bëhet simulim video dhe audio, për shkak të mënyrës sesi funksionon kontrolli. Shtëpia në Surrel është një nga depozitat më të mëdha të gurëve të çmuar në Europë dhe i përket krejt një personi.

Kur ra tërmeti i 21 shtatorit të këtij viti, Edi Rama gjendej në Frankfurt duke pritur që të merrte aeroplanin për në New York. Në Frankfurt e arriti njoftimi për tërmetin dhe çfarë e shqetësoi më tepër njoftimi se në thellësi të shtëpisë së tij në Surrel ishin ndjerë zhurma që tregonin për rrëshqitje të forta dheu dhe shkëmbinjsh. Rojet nuk dinin të thoshin se çfarë kishte ndodhur, pasi ata nuk mund të hyjnë dot në bodrumet. Por sistemi i alarmit jepte vazhdimisht sinjal që prej momentit të rënies së tërmetit të parë.

Edi Rama, për arsye sigurie, nga frika e interceptimeve, nuk kishte bërë lidhje në telefonin e tij me sistemin e videokamerave që mbikqyrin pjesën e brëndshme të bodrumeve. Prandaj nuk mund të kishte asnjë ide për atë që kishte ndodhur, pa shkuar vetë në vend. Atë mbrëmje, Edi Rama ndërmori udhëtimin më të ankthshëm të jetë së vet, i cili ndodhi të ishte Frankfurt-Tiranë.

Kur Edi Rama u kthye në Shqipëri atë ditë, ai shkoi drejt e në Surrel ku së pari mbikqyri videokamerat e pjesës së brendshme të bodrumeve. Atje vuri re një çarje të thellë në sipërfaqen prej betoni të sallës dhe një rrëshqitje të madhe të dheut dhe gurëve. Ishte e qartë se një pjesë e madhe e pasurisë së tij kishte ikur në atë të çarë.

Që atë ditë ai thirri të vijë në Shqipëri një skuadër të posacme ekspertësh sizmikë të huaj, të cilët përdorin robotë të posaçëm, për të depërtuar në çarjet e tokës si pasojë e tërmeteve dhe kur është e mundur për të rigjetur sende të humbura. Kuptohet se këto skuadra ekspertësh punojnë me një çmim shumë të lartë, ndonëse pritshmëritë për arritje janë të vogla.

Një skuadër e tillë gjendet tashmë në Surrel dhe po bën kërkime. Do të mjaftonte që SPAK-u të kontrollonte bodrumet e vilës-bunker kryeministrore në Surel, dhe do të kishte shumë mundësi të bënte shumë pyetje të cilave Kryeministri ynë do ta kishte të vështirë që t’ u përgjigjej.

Gjithsesi, duket se një pjesë e rëndësishme e pasurisë që ka bërë Kryeministri ynë nga korrupsioni, në vitin e gjashtë të sundimit të tij, iku në një vrimë në Surrel, dhe vështirë që të gjendet./Kastriot Myftaraj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here