Dedikimi prekës i kolegëve për mësuesen që humbi jetën pasi ra nga kati i dytë…

0
154

Roza Deliu mësuese në shkollën “Mark Dashi”, humbi jetën ditën e djeshme, pasi ra nga kati i dytë i apartamentit ku jetonte.

Nga raportimet e policisë, mësohet se 50-vjeçarja ka rënë aksidentalisht teksa po lante xhamat e dritareve.

Ndërkohë kolegët e saj, kanë postuar në rrjetin sociale një mesazh të ndjerë për ndarjen e parakohshme nga jeta të 50-vjeçares.

“Faqja e shkollës në fb ka gjithnjë qëllimin të shpërndajë më të bukurën, më pozitiven e më argëtuesen që në shkollën tonë ndodh e, kur hapëm këtë faqe, nuk e kishim menduar kurrë se një ditë do të na duhej ta përdornim për t’ju dhënë edhe lajmin më dramatik.

Sot me zemrën që na dridhet dhe mendjen që nuk e beson e nuk e rrok dot lajmin që s’do të donim t’a merrnim kurrë, ju bëjmë me dije se kolegia jonë e shtrenjtë, mikja jonë e çmuar, gruaja e vlerë dhe mësuesja e palodhur, Roza Deliu, u largua nga jeta duke na lënë një zbrazëti të madhe.

Nuk është e lehtë për ne, stafin e shkollës të ndajmë me ju këtë lajm të zi e të rëndë sepse Roza për ne ish dhe është e shtrenjtë dhe e pazëvendësueshme. Ngushëllimet tona më të ndjera familjes së saj të mrekullueshme dhe gjithë të afërmve të tjerë.

Lamtumirë, gruaja me sytë e bukur, të qeshur e të gjallë, mësuesja që kurrë s’u lodh e dha më të mirën, kolegia e dashur e gjithnjë fjalëëmbël! Lamtumirë, e bukura dhe e mira Roza që qysh tani na mungon e të ardhtë e lehtë lëndina!”, thuhet në postimin e kolegëve të 50-vjeçares.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here