Pas Princ Harry-t dhe Meghan, konfirmohet dasma mbretërore… Ja kush martohet!!!

0
91

Princesha Beatrice u fejua sot në mëngjes.

Buckingham Palace konfirmoi se i dashuri jashtëzakonisht i pasur i Beatrie-s, Edoardo Mapelli Mozzi, i propozoi princeshës gjatë një fundjave në Itali. Gjithashtu, u konfirmua se dasma do të mbahet diku përgjatë 2020-s.

“Jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju lajmin e fejesës sonë,” tha çifti në një deklaratë për shtyp. “Jemi shumë të emocionuar që po nisim këtë aventurë bashkë dhe mezi po presim të martohemi.
Kemi kaq shumë interesa dhe vlera të përbashkëta dhe e dimë që do të na shërbejnë si themele për vitet plot dashuri dhe lumturi që na presin.”

Mesa duket, fotot e fejesës u realizuan nga motra e Beatrice-s, Princesha Eugenie. “Eugenie realizoi fotot me ngjyra, sepse vajzat e mia janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën,” shkruajti nëna e tyre, Sarah Ferguson, në Twitter. “Fotot bardhë e zi u realizuan nga Misan Harriman, në Royal Lodge, Windsor Great Park.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here