Nenkryetari i LRI Klevi Pojana ka reaguar ne Facebook pas situates te rende qe ndodhen banoret ne Tiranë dhe Durrësi pas tërmetit dhe reshjeve të shiut.
Postimi i plote:
Situata në njësinë numër 8 por dhe në të gjithë Tiranën e Durrësin si pasojë e lëkundjeve të tërmetit dhe reshjeve të shiut paraqitet tepër emergjente.
Shumë banesa janë dëmtuar dhe përmbytur, duke u kthyer në rrezik për jetën e banorëve.
Institucionet shtetërore duhet të dalin përtej retorikës e propagandës boshe të ‘Rilindasve’, pasi qytetarët kanë nevojë për ndihmë reale.
Solidariteti me ata që ndodhen sot në vështirësi është detyrim.