Berisha ‘drithëron’ me mesazhin e tij: Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin e Francës…

0
15

Ish kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha ka shprehur ngushellimet per ish presidentin e Frances, Jacques Chirac, nepermjet nje postimi ne Facebook.

Postimi i plote:

Dielli perendoi pergjithmone per ish presidentin e Frances, Jacques Chirac!

Te dashur miq, Ish presidenti, statisti qe per tre dekada dominoi jeten politike dhe i beri sherbime te medha Frances dhe kombit te tij, pasardhesi me i shquar i gjeneralit Sharle De Gaule, Jacques Chirac mbylli syte pergjithmone.

Ish presidenti Chirac ishte nje mik i madh me kontribut tejet te çmuar per Shqiperine, Kosoven dhe kombin shqiptar.

Kombi yne i detyrohet perjete ketij francezi te madh per vendimin e tij historik te angazhimit te Frances dhe fuqise se saj ushtarake se bashku me aleatet e NATOs ne bombardimin e Serbise se Millosheviçit dhe çlirimin e Kosoves si dhe parapregatitjen me vendosmeri te vendit te tij per pranimin e Pavaresise se Kosoves.

Ish presidenti Chirac, nder udheheqesit me kryesor te qendres se djathe ne Europe, ishte me partine e tij nje nga miqte me te çmuar te Partise Demokratike qe ne muajt e pare te themelimit te saj dhe demokracise ne Shqiperi.

Miq, duke shprehur mirenjohjen me te thelle ndaj burrit te madh te kombit francez dhe mikut te shquar te kombit shqiptar, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes te nderuar te te ndjerit, ish presidentit Jacques Chirac dhe autoriteteve te vendit te tij. sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here