“Kjo do të rrënqethë edhe vendet e tjera”, Berisha: Rama donte të kapte për bishti Maqedoninë

0
4

Në vendimet e Bundestagut gjerman ka një shkallë të lartë mosbesimi ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama. Kështu u shpreh në intervistën e tij në Syri Tv, ish kryeministri Sali Berisha.

“Kjo qeveri është kaq e pabesueshme sa që, negociatat do të ndërpriten, nëse nuk performohet menjëherë. Nesër Maqedonia e Veriut merr lajmin e madh. Hap negociatat pa kushte. Unë ftoj ju dhe mediat të ktheheni pas e të kërkoni deklaratat e Ramës një muaj më parë, nëse Maqedonia ndahet nga Shqipëria do të ketë pasoja, do të jetë shumë keq. Ja e ndanë. Kjo nuk duhej thënë, por ky që nuk njeh asnjë kodi etik, kërkon të kapë Maqedoninë pas bishtit, për tiu thënë shqiptarëve që ja “fajin e ka Europa”.

Këtë vit u shtuan kushtet, dhe Gjermania është promotore e zgjerimit.

Këto kushte që përcakton Bundestagu, ndërtimi i gjykatave, e kërkuar edhe në dokumentin e parë. Kjo shkallë mosbesimi e bën thuajse të sigurtë “Jo”-në e plotë në tetor. Kjo do të rrënqethë edhe vendet e tjera. Të gjithë do të kujtojnë Bildin dhe pëgjimet e tij”, u shpreh ish kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here