Tahiri mer “goditjen” e radhës, deputetja e PS-së: Karriera e tij politike përfundoi!

0
183

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj, njëkohësisht deputete e shumicës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë e ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report Tv deklaron se karriera politike e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka përfunduar me vendimin e dënimit që dha dje Gjykata e Shkallës së Parë te Krimet e Rënda. Deputetja e PS-së u shpreh se ish-ministrin e kap ligji i dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksione publike, pasi u dënua me burg, pavarësisht se u konvertua më pas në shërbim prove.

E penalizon ligji i dekriminalizimit pas vuajtjes së dënimit. Çdo person që dënohet penalizohet në ligjin për dekriminalizimin. Patjetër është një dënim që e penalizon. Nuk mund të zgjidhet apo të ushtrojë funksione publike. Ne çdo rast duhet ti referohemi një vendimi përfundimtar.

Nëse flasim për një vendim përfundimtar ligji është i qartë, vendos pengesa për personat që janë dënuar me burgim” tha ajo. Por a ka përfunduar karriera e Tahirit me këtë vendim? “Karriera e çdo kujt do të përfundojë nëse do të kishte këtë dënim” theksoi Felaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here