Saimir Tahiri flet për përgjimet që ‘disponon…’

0
154

Saimir Tahiri ka folur për herë të parë mbrëmjen e sotme lidhur me vendimin e marrë nga Gjkykata e Krimeve të Rënda ndaj tij, por edhe për temën e përfolur vazhdimisht se ai disponon përgjime me të cilat shantazhon kryeministrin.

Tahiri është pyetur gjatë një lidhje telefonike për emisionin “Java” nëse disponon përgjime të politikanëve të tjerë, të cilat mund t’i përdorë për shantazh.

Ai e mohoi një gjë të tillë duke thënë se kjo histori me përgjime dhe shantazhe është “fyese” si për të por edhe për kolegët politikanë, ndërsa lidhur me atë çfarë ka paralajmëruar se do të prononcohet për mediat ditën e nesërme, dhe nëse do të ketë materiale shtrënguese dhe qqë mund t’I bëjë publike, Tahiri tha se po t’i dispononte do t’i hidhte përpjetë në një sekondë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Do flisni nesër për materiale shtrënguese që flitet se keni dhe mund t’i përdorni për shantazh…?

Tahiri: Është fyese të vazhdohet kjo histori që unë shantazhoj njerëz me materiale, është fyese për mua se e kam bërë detyrën me aq besim sa që nuk kam patur kohë të merrem me këto pislliqe. Është fyese edhe për kolegët e mi, sepse i bie që këta paskan me çfarë të shantazhohen.

Të ishte kështu si thua ti, do e kisha shumë kollaj, i hidhja përpjet në një sekondë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here