A kanë pavarësi gjyqtarët që po gjykojnë Tahirin? Lala: Asnjë nuk ka kaluar në sitën e vettingut

0
13

Tre gjyqtarët që kanë në dorë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.

Pavarësia e gjyqtarëve për këtë çështje është shumë e dyshuar. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” se të tre gjyqtarët e çështjes së Tahirit nuk e kanë kaluar ende sitën e vettingut.

Lala u shpreh se derisa gjyqtarët nuk e kanë kaluar sitën e vettingut, vendimi që ata mund të marrin mund të jetë i ndikuar nga ky fakt. Saimir Tahiri po gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda për tri akuza të rënda, ndërsa gjyqtarët janë tërhequr për vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here