‘Del në shesh e vërteta’/ Berisha: Plantacionet e drogës së Artur Bushit, në fshatrat e Fushë Krujës!

0
134

Banorët e Krujës nuk kanë të reshtuar në denoncimet e tyre për parcelat me drogë në zonë, që nuk preken nga Policia pasi janë nën mbikqyrjen e vetë kryebashkiakut, Artur Bushit. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një tjetër mesazh në profilin e tij Fb  “Denoncohen plantacionet e drogës të Artur Bushit në fshatrat e Fushë Krujës! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

 

Përshëndetje Doktor! Uroj të jesh mirë!

Një banor i zonës së Bubqit, Fushë Krujë, më informon se në fshatin Mallkuç, zona Tarin, përreth liqenit Tarin, Njësia Administrative Bubq, gjithashtu në breg Lumin Ishëm, vendin e quajtur Kanali i Gjermanit, ka parcela me hashash, të cilat administrohen nga drejtuesit e pushtetit vendor Krujë, i plotefuqishmi i zonës, kyeplaku i fshatit Artur Dode dhe drejtuesi i njësisë administrative Bubq, Qemal Daci

E gjitha kjo, nën mbikqyrjen dhe vëmendjen e Artur Bushit. Para dy tre muajsh kishte një ndërhyrje nga Policia e Durrësit në një parcelë në këtë zonë, kishte edhe persona të ndaluar, por asnjë nga organizatorët dhe drejtuesit lokalë përgjegjës për administrimin e zonës, të cilët vijojne të qetë. Çuditërisht edhe i njëjti punonjës i Policisë së zonës vijon detyrën.

Bimët janë të rritura dhe brenda pak ditësh do të korren. Thuajse çdo natë ka të shtëna me armë në zonë nga rojet dhe të fortët e Rilindjes në zonë, me qëllim terrorizimin e banorëve të zonës që të mos flasin.

Doktor, kalofsh një ditë të mirë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here