Cristiano Ronaldo ftesë për darkë yllit të Barcelonës, Messi i përgjigjet rivalit të përjetshëm!

0
112

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi pranon se nuk është mik i ngushtë i Cristiano Ronaldos, por thotë se ai me kënaqësi do të pranonte një ftesë për darkë nga sulmuesi i Juventusit.

Të dy rivalët e përjetshëm panë që rrugët e tyre të kryqëzohen edhe një herë në gala-në e fundit të çmimeve të UEFA-s.

Ronaldo atë mbrëmje ishte në qendër të vëmendjes pasi me deklaratën e tij ftoi Lionel Messin të takoheshin për të konsumuar një darkë së bashku, shkruan “Goal”.

I pyetur nga gazeta katalanase “Sport”, nëse ai do të pranonte një ftesë për darkë nga CR7, ikona argjentinase thotë se do të ishte i lumtur ta kalonte kohën në kolegun portugez.

“Po, nuk kam asnjë problem në lidhje me këtë. Gjithmonë kam thënë se nuk ekziston ndonjë problem mes nesh. Ne mund të mos jemi miq, sepse nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshjesh së bashku, por gjithmonë e takoj atë nëpër ceremoni të shpërndarjeve të çmimeve dhe nuk kam asnjë problem.

Ne në fakt kemi biseduar me njëri-tjetrin për një kohë mjaft të gjatë në ceremoninë më të fundit. Nuk e di nëse do të ketë një darkë mes nesh. Varet, nëse rrugët do të kryqëzohen për arsye të dukshme. Secili ka jetën dhe angazhimet e veta. Por, padyshim, unë do ta pranoja ftesën”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here