Realiteti i trishtë shqiptar/ Rama-Veliaj vazhdojnë propagandën!! Një tjetër hall për familjet shqiptare dhe jo një ditë e bukur…

0
3

Në nisje të vitit të ri shkollor, në fokus ka qenë skema e dhënies së librave falas. Nje realitet i rëndë me të cilin po përballen familjet shqiptare në nisje të vitit të ri shkollor me librat e shtrenjtë për fëmijët e tyre duke ia kundërvënë një propagande false të Kryeministrit me librat që po jepen falas. Skemat e mashtrimit te kesaj qeverie nuk kane te sosur, nje nder to eshte edhe ajo me tekstet shkollore, te cilat prinderve u kushtojne sa gjysma e pages ne rastin me te mire kur ata jane te punesuar, e ne rastet kur jane me ndihme ekonomike,  librat u kushtojne sa thuajse tre fishi i saj. Nje realitet ndryshe nga ai qe shohim cdo dite , apo nga ajo cfare thuhet nga dyshja Rama-Veliaj. Realiteti është: libra të shtrenjtë, pamundësi për t’i blerë nga një prind që është I papunë, një familje që është me ndihmë ekonomike, një fëmijë që është nën kujdestarinë e dy gjyshërve pensionistë me pensione qesharake, nuk ka mundësi të blejë këto libra me çmime jashtëzakonisht të larta.

Sikur te mos mjaftonte pamundesia, per t’i veshur mire, per t’i ushqyer mire, per t’i ofruar nje jete e femijeri dinjitoze, sot prinderve shqiptare i eshte shtuar edhe kosto e shkollimit ne arsimin e detyruar nentevjecar, si nje hall me shume ne listen e gjate te halleve qe po ua bejne jeten te pamundur cdo dite e me shume ne kete vend.

Nga ana tjetër Rama dhe Erjon Veliaj shfrytëzojnë paratë që duhet të shkonin për librat falas për fëmijët, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesëm i shfrytëzojnë për koncensione. Por ata kanë vendosur prioritet nevojat personale dhe të oligarkëve më të cilët ata përfitojnë dhe ndajnë fitimet. Nje realitet i dhimbshem, ndryshe nga ai qe shfaqen , në Facebook dhe në Instagram qe kanë nisur të shpërndajnë foto me fëmijë, herë të ulur në prehër, herë të përqafuar, të cilëve “iu dhurojnë” libra.

Për një prind në muajin shtator i bie që të ketë zero lek për nevojat familjare, sepse të gjitha paratë i ka zhvendosur për të blerë libra dhe mjete shkollore për fëmijët. E mos më keq ata që nuk kanë as para, duhet të marrin hua, për të blerë librat për fëmijët.

Ky është realiteti i trishtë shqiptar që u ofron Edi Rama dhe Erjon Veliaj fëmijëve. Një tjetër hall për familjet shqiptare dhe jo një ditë e bukur më për ditën e parë të shkollës. Një hall i madh është dita e parë e shkollës për familjet shqiptare.

STANDARD.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here