Kryetari i PD-së Lulzim Basha takim me kreun e shtetit Ilir Meta në Presidencë!

0
84

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte në një takim me kreun e shtetit Ilir Meta në Presidencë, paraditen e sotme.

Nuk dihet se çfarë u bisedua në këtë takim që vjen dy ditë pas kritikave publike të Presidentit Ilir Meta për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Teksa raportonte në komisionin hetimor, ngritur për të verifikuar kushtetutshmërinë e vendimit të kreut të shtetit për dekretin që shtyu datën e zgjedhjeve lokale, Meta e quajti të papranueshëm kushtin e Bashës për të mos u ulur në bisedime me Ramën kryeministër. Të njëjtin përcaktim, Presidenti bëri edhe për kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, nuk ka bërë përpjekje për dialog me opozitën për zgjedhjen e krizës politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here