Në të njëjtën godinë ku po zhvillohet komisioni hetimor, Rama mbledhje me deputetët e PS, zbardhen urdhrat!

0
127

Kryeministri Rama ka mbledhur sot grupin e deputetëve socialistë, ndërsa mësohet se nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me Komisionin hetimor që po merr ndërkohë në pyetje Presidentin Meta në lidhje me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Burime nga mbledhja e grupit parlamentar socialist thanë për Fax News se kryesocialisti nuk eshte ndalur te komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, por gjatë fjalimit të tij nuk ka harruar  ligjet e kthyera në Kuvend prej kreut të shtetit.

Rama është shprehur se duhet të rrëzohen të gjitha dekretet dhe ka vënë theksin tek kandidatura e Milos për emërimin në krye të KLSH-së.

Sipas burimeve mësohet se Rama është shprehur: Duhet të rrëzohen dhe të jetë prezent në seancë gjithë grupi. Të mos ketë asnjë mungesë.

Gjithashtu u diskutua për pjesëmarrjen në seancë plenare, në mbledhje grupi, zgjedhjet në parti, vlerësimi i punës së drejtuesve të institucioneve etj. (vijon)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here