Shqipëria e Ramës po na zbret në vend të dytë…pas Kores së Veriut, sa i përket diktaturës…

Përshëndetje të nderuar teleshikues. Nuk e kam të lehtë të jap një lajm jo të mirë, i cili vjen nga bota, pikërisht nga një vend i vogël në Ballkan”.

Kështu nis edicioni i lajmeve në televizionin shtetëror dhe të vetëm në Korenë e Veriut dhe që ka në fokus Shqipërinë.

Spikerja shpreh pikëllimin e saj, të liderit suprem Kim Jong Un dhe popullit koreano-verior për “sukseset” e Shqipërisë së shokut Edi Rama, e cila po e le në hije shtetin diktatorial dhe komunist në Lindjen e Largët.

“Situata politike atje po konkuron denjësisht me lavdinë e sistemit tonë politik. Me këto ritme, shumë shpejt Shqipëria do e zbresë në vend të dytë Korenë e Veriut”, shprehet e mërzitur spikerja koreano-veriore.

Edicioni i lajmeve mbyllet me urimin e gazetares që në ditët në vijim të ketë lajme të mira nga Shqipëria dhe Korea e Veriut të kalojë sërish e para sa i përket diktaturës, mosrespektimit të të drejtave të njeriut, korrupsionit të lartë dhe krimit në politikë.

 

Shqipëria e Ramës po na zbret në vend të dytë…pas Kores së Veriut, sa i përket diktaturës…

Rilindja nuk bie vete! Kulluri: Debat, veprim

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko