Liria e emigrantëve në Britani, dalin rregullat e reja…

0
173

Qytetarët e Bashkimit Europian që shkojnë në Britani edhe nëse do të ketë një Brexit pa marrëveshje, do të jenë në gjendje të gëzojnë lirinë e lëvizjes edhe për tri vite të tjera. Gazeta “Independent” shkruan se edhe pse qeveria britanike këmbëngulë të realizojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, duket se kanë ndryshuar qëndrim për sa u përket politikave të emigracionit.

Kështu që liria e emigrantëve nuk merr fund të paktën tre vite pas “Brexit”.

Kjo do të vlejë për këdo që shkon në Britani edhe para fundit të vitit 2020. Ministria e Brendshme ka saktësuar gjithashtu se deri në fillim të vitit 2021 nuk do të jetë detyrim për punëdhënësit dhe pronarët e pasurive të paluajtshme që të verifikojnë të drejtën e qëndrimit të punëtorëve apo atyre që u kanë dhënë godina me qira për banim.

Ndërkohë gjithashtu mësohet se qarkullimi i  lirë i personave do të zëvendësohet nga një “leje qëndrimi e përkohshme” që qytetarët e Bashkimit Evropian do të duhet të kërkojnë. Por para se të marrin lejen e qëndrimit, qytetarët e BE-së do t’i nënshtrohen kontrolleve më të ashpra lidhur me precedentët penalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here