20 viktima në ishujt Bahamas, uragani “Dorian” niset drejt SHBA-ve

0
166

Pasi shkaktoi 20 vdekje në ishujt Bahamas dhe la pas një vazhdë shkatërrimesh, uragani Dorian, i forcuar sërish në stuhi të kategorisë 3, po i drejtohet Shteteve te Bashkuara.

Banorët nga Georgia deri në Virginia janë këshilluar të dëgjojnë më kujdes këshillat e autoriteteve, ndërsa uragani po lëviz ngadalë drejt veriut. Mësohet se disa pjesë të Charleston-it, në Karolinën e Jugut janë përmbytur tashmë dhe situata po vjen duke u përkeqësuar.
Doriani u dobësua pasi preku tokën në Bahamas, por tani ka marrë hov sërish me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 185km/h.

Stuhia i goditi ishujt në 1 shtator me të gjithë forcën e saj. Shpejtësia e saj në atë rast mbërriti 298km/h, më e larta e regjistruar në kohën kur një uragan zbret në tokë. Për dy ditë rresht, ajo u lëshua mbi ishujt e Abacos dhe Grand Bahama, në very të Arkipelagut, kryeministri i të cilit e përkufizoi si njërën nga krizat më të mëdha kombëtare në të gjithë historinë e vendit.

Ai e bëri të qartë se bilanci i viktimave ka shumë mundësi të rritet edhe më tej. Komisioneri për Çështje Humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock, deklaroi se rreth 70,000 njerëz “kanë nevoja të menjëhershme për ndihmë” në Bahamas. Ndihmat urgjente përfshijnë strehimin, ujin e pijshëm, ushqimet dhe ilaçet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here